Policia po zhvillon aksion në filialet e Bankës së Kursimeve

 

 

Një aksion i Policisë së Kosovës po zhvillohet në pjesën veriore të Kosovës. Raportohet se Njësitet e Policisë së Kosovës aksionin po e zhvillojnë në disa institucione.

Ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani

“Policia e Kosovës në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit policia ka ndërhyrë dhe të njëjtat janë duke u kontrolluar”, tha Elshani

Mediumi serb KosovoOnline ka publikuar edhe disa pamje nga aksioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d