Policia e Kosovës në këto momente është duke e intervistuar gruan e Millan Radojiçiqit, në njërin prej stacioneve policore në veri të Mitrovicës.
E dyshuara Ema Radojiçiq, po intervistohet në prani të avokatit të saj.
Burimet e IndeksOnlinet brenda Policisë së Kosovës në veri kanë thënë se gruaja e Radojiçiqit aktualisht ndodhet në stacionin policor ku po merret në pyetje nga hetuesit.
Sipas policisë, me rastin është marrë Drejtoria kundër krimeve të rënda./