Që nga dita kur ka ndodh konflikti i armatosur mes Capave dhe Sekiraqëve, Policia është parë rreth zonës ku jetojnë familja e Sali Sekiraqës, në Lagjen e Muhaxherëve.
Gazeta ka siguruar disa pamje ekskluzive, ku shihet Policia duke monitoruar situatën në rrugën “Shaip Spahia”, aty ku i kanë pronat familja Sekiraqa.
Anëtarë të kësaj të fundit janë duke u trajtuar që nga e diela në QKUK si pasojë e plagëve që kanë marrë nga përplasja me armë ku mbeti i vrarë një person. Familjet Sekiraqa dhe Gashi, të njohur si Capat, e që janë në konflikt tash e një kohë, ‘betejën’ e tyre e vazhduan të dielën në Aktash, vend ku i cili po ashtu kontrollohet herë pas here nga Policia.
Ndryshe, rasti ku janë përfshirë dy familjet është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa ndaj Sekiraqës, Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës dhe Fatos Abazit, është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Seanca ndaj tyre është mbajtur brenda QKUK-së.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.