Policia në veri i gjen dy kamera të institucioneve të sigurisë serbe, i kishin fshehur në klima

 

 

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara në veri.

Ato janë përdorur për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.

“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë. Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, tha për Gazetën, Veton Elshani, zëvendës drejtor i Policisë për rajonin e veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d