Policia ndalon një veturë në Gjakovë, brenda i gjen dy vajza që dyshohet se janë dhunuar nga tre persona

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ky dy femra dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, të enjten, policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM Gjakovë 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d