Policia me aksion në 14 lokacione, konfiskohen armë e municion

 

 

Policia e Kosovës, lidhur me rastin ‘’Gjermania’’ ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme në nivel vendi, lidhur me dyshimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në këtë operacion policor të realizuar sipas urdhëresës nga gjykata, janë kontrolluar 14 lokacione me ç’rast janë konfiskuar një sasi e konsideruar armësh dhe municionesh të kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend si me theks të veçantë ato në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d