Në lokacione të ndryshme në veri të vendit, qoftë në kontrolle rutinë apo edhe gjatë aksioneve, Policia e Kosovës arrin të gjejë armë ilegale. Një rast i tillë është zbuluar edhe dje, në fshatin Jeshevik të Zveçanit.
Siç merr vesh Sinjali, në shtëpinë e një gruaje, Policia ka gjetur armë që mbaheshin ilegalisht. Lexuesit nga Veriu ka bërë me dije se se Policia bashkë me njësitë përkatëse kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe kanë sekuestruar armët dhe gjësende të tjera.
Pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi, ndërsa gruaja e dyshuar është lënë e lirë.