Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një grua të dyshuar, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Në postimin e bërë në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Policia ka publikuar fotografinë e gruas, e cila dyshohet se është përfshirë në një rast ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’, në dhjetor të vitit të shkuar.
“E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.