Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave, ua publikon fotot

 

 

Policia e Kosovës ka publikuar foto të dy personave dhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

Sipas njoftimit ata po kërkohen si të dyshuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në janar të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d