Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e grabitësit në Pejë

 

 

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar një njoftim, për një të dyshuar në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

-“GRABITJE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com./Prishtina Sot/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d