Policia jep detaje për plagosjen e dyfishtë në Viti për pronë – ky është “arsenali” i armëve të konfiskuara

 

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dyfishtë në Viti që ndodhi gjatë ditës së djeshme, shkruan Insajderi.

Policia ka njoftuar se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d