Prishtina Sot më herët raportoi për një aksident komunikaiconi ku kanë humbur jetën nënë e bijë në rrugën Dragash-Zhur.
Në anën tjetër, policia e Kosovës në një postim ka bërë me dije se komunikacioni ka ndodhur rreth orës 10:50.
“Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërgua ne Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në postim.