Policia ka konfirmuar aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjakovë mes një veturë dhe motoçiklete.
Gazeta ka raportuar se zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku është arrestuar pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur një person me motoçikletë, raporton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt
“Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pash Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt“, tha Elezaj.