Policia heq dhjetra thasë të mbushur me rërë, Elshani: Dëshmi se grupet kriminale kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë

 

 

Policia e Kosovës në veri ka njoftuar se ka tërhequr disa thasë me rërë që në të kaluarën ishin përdorur për bllokimin e rrugëve atje.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë në veri të vendit.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në komunen e Zveçanit, ka disa gjëra materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave. Sot, gjatë kontrollave qe ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”.

“Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, tha Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d