Policia, FBI dhe Shërbimi Sekret kontrollojnë shtëpinë e atentatorit të Trump, në vendngjarje u gjet një pushkë automatike

 

 

Rrugët që të çojnë në shtëpinë e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks në Pitsburg, të riun që dyshohet për tentimin e vrasjes së Donald Trump në një tubim elektoral, tani janë mbyllur në kohën kur policia, FBI dhe shërbimi sekret po kontrollojnë shtëpinë e familjes së tij.

Siç raporton The Guardian, Crooks, nga Bethel Park i Pensilvanisë, shtiu disa herë – ku një nga plumbat e qëlloi Trumpin në veshin e djathtë – në një tubim elektoral në ambient të hapur.

Në vendin e ngjarjes u gjet një pushkë automatike.

Shërbimi Sekret tha se një person u vra në publik dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e neutralizuan sulmuesin në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d