Policia e Trafikut në Gjakovë arreston shoferin që tentoi t’i korruptojë me 20 euro për t’i shpëtuar dënimit

 

 

Zyrtarët e Policisë së Kosovës në shumë raste gjatë kryerjes së detyrave përballen me persona të cilët tentojnë të ofrojnë ryshfet, në mënyrë që të shpëtojnë nga gjoba e procedura tjera të kontrollit e verifikimit. Raste të tilla janë goxha të shpeshta në trafik, ku shoferët futen në telashe me zyrtarët policorë, që tentojnë t’i korruptojnë.  

Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në fshatin Rakovinë të Gjakovës, derisa një njësi e Trafikut Rajonal ndodhej në një pikë kontrolli dhe ndaloi një veturë, që shkeli rregullat e trafikut.

Shoferi i veturës po dyshohet se për të shpëtuar nga dënimi, iu ofroi policëve 20 euro ryshfet dhe për pasojë u arrestua.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjatë procesit të lëshimit të një gjobe për një kundërvajtje, i dyshuari A. G., (shoferi i automjetit) në përpjekje të ndërhyjë në detyrat ligjore të zyrtarëve policorë, që të mos i shqiptonin gjobën, kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullës. I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d