Ndjekja e një veture nga një automjet zyrtar i Policisë, pas mesnate në Vushtrri përfundoi me aksident trafiku. Zyrtarët policorë që ndodheshin në veturë përfunduan në Emergjencë si pasojë e lëndimeve, ndërsa u shkaktuan edhe dëme materiale.
Siç merr vesh gazeta, rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Policia ishte duke intervenuar në një rast, duke e ndjekur një veturë të dyshuar, kur papritmas polici që drejtonte automjetin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës – duke e goditur një veturë.
Për pasojë, dy policë u lënduan dhe u dërguan për trajtim mjekësor.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë marrë veprimet e nevojshme.
Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur rreth 60 aksidente në trafik.