Policia e Kosovës po bëhet me biçikleta e skuterë elektrikë

 

 

Policia e Kosovës planifikon që gjatë muajit maj të këtij viti të nisin procedurat për blerjen e skuterëve dhe biçikletave elektrike për policët. Blerja e skuterëve dhe biçikletave elektrike, është përfshirë në planin e prokurimit publik të Policisë së Kosovës, për vitin 2024.

Policia e Kosovës ka parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 300,000 euro për blerjen e skuterëve elektrikë dhe kontratë me vlerë të parashikuar deri 600,000 euro për biçikleta elektrike.
Jo vetëm skuterë elektrik, Policia gjithashtu ka paraparë të kontraktoj edhe 350,000 euro të tjera për skuterë tjerë.

Për më tepër planifikimi përfundimtar i prokurimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet në AQP jo më vonë se 15 ditë pas shpalljes së legjislacionit të përvetësimeve.

Brenda pesëmbëdhjetë 15 ditëve pas miratimit të buxhetit, secili institucion është i obliguar për të përgatitur dhe dorëzuar në AQP një planifikim përfundimtar me shkrim që identifikon në detaje të arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që AK synon t’i prokurojë gjatë vitit fiskal, një plan të prokurimit bazuar në linjat buxhetore.

Ky planifikim i prokurimit duhet të bëhet për një periudhë kohore prej 12 muajsh. Plani i prokurimit publikohet në platformën e-prokurimi dhe secili institucion është i obliguar që të publikojë planin e prokurimit.

Planifikimi i prokurimit bëhet për të ulur numrin e aktiviteteve të paplanifikuara të prokurimit si dhe për të informuar të gjithë OE-të për aktivitetet e prokurimit që do të shpallen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d