Policia e konfirmon, fëmija që u gjet i vdekur në Gjermani është 6-vjeçari i zhdukur nga muaji prill

 

 

Policia dhe prokurorët në Gjermani konfirmuan se trupi i gjetur në fillim të kësaj jave në një fermë në Behrste, rreth 80 kilometra në perëndim të Hamburgut, ishte fëmija i zhdukur 6-vjeçar, Ariani.

6-vjeçari që ishte me autizëm u zhduk në muajin prill të këtij viti, raporton DW.

Instituti i Mjekësisë Ligjore Hamburg-Eppendorf konfirmoi identitetin e fëmijës përmes një testi të ADN-së dhe u konstatua vdekja e tij.

Akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d