Policia bllokon një rrugë në Taukbahqe, dyshohet për mjet shpërthyes

 

 

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe, pasi aty dyshohet se është gjetur një mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d