Shtëpia e një të dyshuari në Zveçan është bastisur dje nga njësitet policore.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rudar i Madh, diku rreth orës 15:57, shkruan Indeksonline.Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me municion, një AK-47, një pistoletë me karikatorë, një rigë më gjashtë copë, një rigë me tetë copë dhe dy maska të ushtrisë.
Gjatë bastisjes, policia gjeti edhe 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pelerina për shi dhe dy thasë për fjetjeje.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar.
Ai, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.