Një polic i Kosovës është kërcënuar nga vëllai i tij, mbrëmjen e kaluar në Prizren. Siç mëson Gazeta i dyshuari kërcënimin e ka pranuar derisa ishte në vendin e tij të punës.
Shkak i konfliktit mes dy vëllezërve del të jetë një konflikt pronësor.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 20:20.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.