Polici incizohet duke goditur me shqelma një të mitur në Drenas

 

 

Një tjetër video shokuese e Policisë së Kosovës ka qarkulluar sot në rrjetet sociale, ku shihen pjesëtarë të PK-së duke ushtruar dhunë ndaj një të mituri.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në palestrën e sporteve në Komunën e Drenasit, teksa pamjet janë filmuar nga të pranishmit në sallë dhe janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga portali “Pa rrotlla” shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke ushtruar dhunë ndaj një personi të prangosur.

Sipas raportimeve, i arrestuari është një 16-vjeçar me iniciale B.GJ.

Po ashtu, familjarët e viktimës pretendojnë se policia ka ushtruar dhunë ndaj 16-vjeçarit edhe në veturë gjatë rrugës për në stacionin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d