Polici dhe i afërmi i tij dalin para Gjyqit- Çka thanë të dyshuarit për vrasjen e Sadri Sadriut

 

 

Dy të dyshuarit për vrasjen Sadri Sadriut në Bibaj të Ferizajt, sot kanë dalë para gjyqtarit të rastit.

Insajderi merr vesh se ata kanë vazhduar të mbrohen në heshtje.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj ndaj Festim Ramadanit (të dyshuarit kryesor) dhe J.M.

Mbrojtja e Ramadanit, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë, ndërkaq vendimi nuk është marrë në seancë.

Kujtojmë se viktima është vrarë të premten në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare.

I ndjeri ishte burri i tezes së të dyshuarit.

Poashtu edhe axha i Zotëriut të Praë, Prindon Sadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d