Podujeva do bëhet me Poliklinikën Specialistike

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi, nënshkruan marrëveshje (kontratë) për shfrytëzimin afatgjatë të objektit që është i dedikuar për Poliklinikën Specialistike.

Ky objekt, që është pronë e Komunës së Podujevës, në bazë të kësaj kontrate i jepet SHSKUK-së në shfrytëzim afatgjatë pa pagesë. Ndërkohë, SHSKUK-ja do të bëjë rekrutimin e stafit të mesëm dhe blerjen e disa pajisjeve të nevojshme, për të cilat tashmë i kanë nisur procedurat e prokurimit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë.

Në këtë ceremoni të panishëm kanë qenë edhe ministri për Shëndetësi, Arben Vitia dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Podujevës, Adelina Stublla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d