Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Lionel Messi shënoi hat-trik dhe bëri dy asiste në ndeshjen ndaj Bolivisë, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Messi tha se ndjehet tejet i lumtur që ende luan te Kombëtarja e Argjentinës pavarësisht moshës së tij.
37-vjeçari tha se pikërisht kjo gjë po e shtynë të jetë pjesë e kampionëve të botës.
“Jam i lumtur këtu dhe pikërisht kjo po më shtynë të vazhdoj tutje pavarësisht moshës sime. Kur jam këtu unë ndihem si fëmijë, sepse vërtetë jam rehat në këtë ekip.
“Për sa kohë që ndjehem mirë, mund të vazhdojë të performojë ashtu si unë dua”, u shpreh Lionel Messi pas ndeshjes
Kujtojmë se Argjentina është në pozitën e parë me 22 pikë në grupin e para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/
🚨 Leo Messi: “Enjoying being happy where I am… this drives me. Despite my age, when I’m here, I feel like a kid because I’m comfortable with this team”.
“As long as I feel good and can keep performing the way I want, we’ll keep enjoying it”. pic.twitter.com/Fcystl1T5e
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 16, 2024