Pluhuri saharian mbi Rumani

 

 

Një re pluhuri e ardhur të shtunën nga shkretëtira e Saharasë po kalon mbi Rumani. Krahasuar me vitet e kaluara, stacionet për monitorimin e kualitetit të ajrit nuk kanë regjistruar shifra rekorde.

Mjekët u kanë rekomanduar njerëzve me sëmundje astmatike, kardiovaskulare apo sëmundje kronike të mushkërive që kur të dalin jashtë shtëpive të tyre të mbajnë maska nëse do të qëndrojë jashtë për kohë më të gjatë, disa orëshe.

Vala e pluhurit saharian ka mbërritur në pjesën jugore të Rumanisë mbrëmjen e së shtunës, ndërsa po lëviz drejt veriut.

Në vendet ku do të ketë të reshura shiu, shiu do të jetë me baltë. Mjekët thonë se pluhuri saharian mund të ketë ndikim në shëndetin tonë, por jo edhe në mënyrë dramatike.

Valët e ajrit të ngrohët nga Afrika bartin me vete në sasi të konsiderueshme të rërës sahariane që e sjellin në kontinentin evropian disa herë brenda vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d