‘Plaki’ 23-vjeçar i Bregut s’e shijoi gjatë lirinë, u kap nga Policia posa u kthye në banesën e tij në Prishtinë

 

 

Edhe pse vetëm 23-vjeçar, i dyshuari për vrasjen e rëndë në tentativë te Bregu i Diellit, Harbin Vitija, njihet si “Plaki” i kësaj lagje. Me të kaluar të pasur me plot raste, i riu u kap të martën lidhur me incidentin që ndodhi javën e kaluar.

Siç ka mësuar gazeta, Vitija u arrestua në banesën e tij në Prishtinë, ku u kthye pas disa ditësh prej kur ndodhi rasti dhe u arratis. Disa njësi policore në asistim të Njësisë së Reagimit të Shpëjtë, arritën ta prangosin të dyshuarin dhe ta shoqërojnë në stacion policor.

Pas arrestimit, është kryer kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë e gjatë AK-47

– një revole

– një granatë dore

– një thikë etj.

Policia mbrëmë bëri të ditur se pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d