Plagosje në Pejë: Theret me thikë një person, Policia vihet në ndjekje të personave të dyshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në Pejë, në rrugën “Jeton Dedushaj”, ku një person është plagosur gjatë një përleshjeje me thikë.

Lajmi për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rrreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thikë dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d