Plagosja te furra në Pejë: Tre viktimat janë nga familja Berisha, njëri prej tyre në gjendje kritike

 

 

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit, raporton Prishtina Sot.

Në një prononcim, prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’. Tre personat e plagosur janë nga familja Berisha dhe sipas informacioneve të para, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Ky i fundit po transferohet në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d