Një shtetas i huaj që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh. Aty thuhet se në vend të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
Rasti është klasifikuar si “vrasje në tentativë”.
“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.