Pak para mesnatës, mbrëmë ka ndodhur një incident në një lokal në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se ndodhi nje konflikt mes disa personave dhe pati edhe të shtëna me armë. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia dhe janë zbuluar detajet e para.
Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, rasti dyshohet se ka ndodhur në lokalin “Republika” në Gjakovë, ku për motive akoma të panjohura, një përson ka pasur mosmarrëveshje me dy persona.
Në bazë të informacioneve që dihen deri më tani, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se në rast është i përfshirë Shkelzen Ahmeti – djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmetit.
Policia ka dhënë detaje shtesë rreth këtij incidenti, ku ka shtuar se tre persona kanë marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas informacioneve, viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile teksa Policia shton se janë duke u kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjes së të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.