Piu fostoksinë para SPAK, ndërron jetë Pal Trashaj! Mashtrimi nga skema e mikrokredive e çoi në vetëvrasje

Pal Trashaj, personi i cili piu dje fostoksinë para ambienteve të SPAK, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

63 vjeçari kreu dje aktin e rëndë pas padive që vazhdueshme që kishte bërë për pretendimet e tij se ishte mashtruar me skemëm e mikrokredive dhe i ishin sekuestruar të gjitha pasuritë që kishte.

Vetë SPAK doli në një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen duke sqaruar se Trashaj ishte paraqitue për të marrë informacion lidhur me një denoncim të bërë prej tij por sapo oficeri i informacionit po interesohej për të kontaktuar me hetuesin e BKH, 63 vjeçari doli jashtë dhe aty kreu aktin e rëndë që i mori jetën mëngjesin e sotëm.

Prej vitesh, 63 vjeçari kishte patur probleme me një bankë të nivelit të dytë, ku ai pretendonte se e kishte shlyer borxhin ndaj bankës, por pas disa vitesh, i njëjti institucion ka nxjerrë pretendime se Trashaj nuk e kishte paguar borxhin.

Qytetari nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për probleme me pronat e tij të cilat ishin sekuestruar nga përmbarimi, por SPAK nuk i kishte dhënë zgjidhje. I gjendur në një situatë të tillë, në gjendje të rëndë psikologjike, Pal Trashaj vendosi të vetëvritet duke pirë fostoksinë para godinës “simbol” të drejtësisë së re.

 

May be an image of 2 people

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d