​Pishina e Gërmisë hapet sot për vizitorët, këto janë çmimet

 

 

Pishina “Gërmia” në Prishtinë hapet sot për vizitorët, pas përfundimit të procedurave ligjore të përzgjedhjes së operatorit ekonomik që kishte ndikuar në shtyrjen e datës së hapjes.

Ushtruesja e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Artina Canolli, ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.

Në sezonin e kaluar, gjatë pesë ditëve të javës, çmimet për biletën hyrëse varionin nga dy euro për fëmijë dhe katër euro për të rritur. Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur ishte pesë euro, kurse për fëmijë çmimi mbetej i njëjtë. Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore ishte 50 euro.

Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të ëmbël) në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d