Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person mbrëmë në QKUK pasi ishte duke u trajtuar prej më shumë se 2 muajsh.
I ndjeri ishte përfshirë në një aksident trafiku në Drenas më 16.08, ku kishte pësuar lëndime të rënda.
“Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur, më 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./ Prishtina Sot/