Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

 

 

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën  Mitrovicë – Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d