Pesë të lënduar, aksident mes dy veturave në Klinë

 

 

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës gjatë së enjtes.

Lajmin për Gazetën e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.

Ai shtoi se njëri nga pesë të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim, teksa katër të tjerët janë në Spitalin e Pejës.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d