Personi që u godit për vdekje në Brejse ishte i burgosur, kishte dalë për të punuar

 

 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Bresje, ku një person është goditur për vdekje nga një automjet. Viktima ishte i burgosur në Burgun e Smrekonicës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe SHKK, me ç’rast është bërë e ditur se i ndjeri sot kishte dalë për të punuar në një biznes privat.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve  korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat. Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve.” – kanë bërë të ditur nga SHKK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d