Personi qe plagosi gruan në Fushë Kosovë, dy ditë më parë ishte arrestuar për dhunë në familje

 

 

Në mëngjesin e sotëm është plagosur një grua nga burri i saj në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas burimeve të Tëvë1, i dyshuari për plagojsen e gruas dy ditë më parë ka qenë i arrestuar për dhunë në familje dhe i njëjti ka qëndruar vetëm 48 orë në paraburgim. Lajmin për plagosjen e gruas, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa bëri të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, deklaroi Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d