Persona të maskuar sulmojnë autokolonën e policisë që transportonte të burgosurin famëkeq, vriten tre oficerë

 

 

Tre oficerë burgu u vranë dhe një i burgosur u arratis pas një sulmi ndaj një autokolone policie në Francë, shkruan The Guardian. Tre persona të tjerë u plagosën rëndë pas sulmit me armë zjarri në një autostradë në Eure, në veriperëndim të vendit.

I burgosuri që u arratis ishte një i dënuar për vjedhje të rëndë, i cili njihej me pseudonimin ‘Miza’, shkruan Le Parisien.

Ai u arratis së bashku me ekipin që sulmoi kolonën, shton gazeta franceze.

 

Sulmi, i cili u krye nga disa burra të armatosur, ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit të së martës në një kabinë pagese në autostradën A154.

Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti njoftoi në Platformën X: ‘Një autokolonë burgu u sulmua në Eure. Dy nga oficerët tanë të burgut u vranë, tre u plagosën rëndë. Të gjitha zemrat dhe mendjet tona janë me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d