Përplasje brenda komisionit mes Bislimit dhe deputetes së LDK-së

 

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është duke raportuar para deputetëve të Komisioni për Intergime Evropiane. Gjatë raportimit, ai foli për çështjen e dialogut e qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e Serbisë.

“Kemi thënë që po dialogu duhet të jetë i rëndësishëm sepse BE nuk do të ketë brenda anëtarë që kanë paqartësi apo mosmarrëveshje bilaterale, por kjo nuk duhet ta pengojë ecurinë e Kosovës drejt intergrimit, anëtarësimi është diçka tjetër. Pra, ne kemi kërku që trajtimi i Kosovës të jetë krejtësisht i njëjtë me atë që i bëhet Serbisë. Dhe në këtë kontekst besoj që duhet të mbështet kjo qasje nga të gjitha subjektet politike, dhe sa më unik të jemi në këtë qëndrim aq më e madhe është mundësia që BE të ndryshojë qasjen e saj”, tha Bislimi para anëtarëve të Komisionit derisa i është kundërpërgjigjur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Ajo kërkoi një datë të saktë nga zëvendëskryeministri që kur BE do t’i largojë masat ndaj Kosovës.

“Dmth nuk mora përgjigje se ende nuk po dimë datë, pas sh’tensionimit të situatës në Veri tash janë zgjedhjet me siguri që do të hiqen edhe masat, por zëvendëskryeministër nuk kemi parë që keni bërë punë që me u ndëshku Serbia e jo Kosova. Deri sot nuk kemi parë që keni ndërmarrë diçka, kemi parë vetëm llafe llafe nëpër intervista që duhet me u ndëshku Serbia, prapë jeni shku jeni ulë keni bë marrëveshje, edhe Serbia nuk është ndëshku për shkak asaj që ndodhi në Banjskë. Ne aty ju kemi përkrahë dhe ju përkrahim gjithmonë, ju e dini kur është në pyetje Serbia ne jemi gjithmonë bashkë. Por, qetash nuk ka punu shumë qeveria që me marrë masa Serbia e jo Kosova dmth janë bë qe 200 ditë janë bë që Kosova është nën masa, e qajo është shqetësimi jonë si deputetë, si qytetarë. Kur kanë me u hek, ku po mbahen zgjedhjet. E di që është duke u bë një peticion por nuk po shoh një angazhim të madh për arsye se jeni duke u fokusu veç te dialgou… por ne kemi pasur njohje nga Izraeli dhe edhe u kanë puna e dialogut dhe tash skemi asgjë“, u shpreh ajo.

Pas kësaj ka reaguar Bislimi i cili u shpreh se deputetja po do sipas tij “ballafaqim politik”.

“E nderuara deputete po e përsëris prapë, integrimi drejt BE ska të bëjë me njohjen nga Izraeli, nuk është pjesë e BE, janë dy procese krejt të ndara...”, tha ai.

“…është proces integrues është një njohje e re prej një shteti tjetër… që 1 vjet zëvendëskryeministër s\jeni kanë në gjendje një njohje, një anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk e keni bë”, ia ktheu deputetja

“A po don ballafaqim politik e bëjmë në seancën plenare”, ia ktheu Bislimi

“Jo e ki obligim kushtetuese me ardhë me raportu në Kuvend para deputetëve dhe në Komision. Ti je personi përgjegjës për dialog dhe zhvillim. Bile tash je ka merresh edhe me drejtësi zëvendëskryeministër”, potencoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d