Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër mbi lindje të vendit të mërkurën, me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve, raporton Reuters.
Një pilot i mbijetoi aksidentit, thanë zyrtarët francezë.
Në një postim në X, Presidenti francez Emmanuel Macron identifikoi viktimat si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.
Mediat franceze raportuan se njëri nga të dy ishte pilot dhe tjetri po trajnohej.