Përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani, të paktën 4 të vdekur

 

 

Të paktën katër persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve qe goditën shtetet gjermane të Bavarisë dhe Baden-Württemberg.

Për shkak të reshjeve të dendura prej disa ditësh, lumenjtë dhe përrenjtë në shumë zona dolën nga shtrati, duke detyruar mijëra persona të largoheheshin nga shtëpitë e tyre.

Numri i viktimave u rrit në katër, pasi të hënën u gjetën trupat e pajetë të dy personave në Baden-Württemberg, ndërsa trupat e një zjarrfikësi dhe një gruaje u gjetën gjatë fundjavës në Bavari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d