Përleshje për pronë në Arllat të Drenasit: Pronari i ‘Ermali Petrol’ përleshet me tre persona, përfundon në QKUK

 

 

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë konflikte mes qytetarëve, që jo rrallëherë eskalojnë në kanosje serioze e madje edhe në rrahje brutale. Kështu dyshohet se ndodhi dje në fshatin Arllat të Drenasit, ku katër persona po dyshohet se u përfshinë në përleshje.

Siç merr vesh Gazeta, të përfshirë në incident ku motiv dyshohet se është pronarë janë disa anëtarë të familjes Bytyqi, por që akoma nuk dihet se a kanë lidhje të afërta familjare.

Sipas informacioneve të para, në mesin e personave të dyshuar për këtë rast është edhe pronari i pompës së derivateve “Ermal Petrol” dhe tre të tjerët, që dyshohet se u kapën pas një mosmarrëveshje pronësore.

Burimet e Gazeta kanë bërë me dije se fillimisht ka pasur konflikt verbal, që ka eskaluar më pas në përleshje, teksa pronari i pompës dyshohet se ia ka drejtuar armën njërit prej të dyshuarve tjerë, por që nuk ka gjuajtur.

Rrahja veç ka vazhduar, derisa dikush ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe rasti është denoncuar në Polici.

Pronari i pompës është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore, ndërsa te të dyshuarit e tjerë janë arrestuar.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin  e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d