Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dje në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, ku edhe kanë hasur në dy persona të cilit ishin nën ndikim të alkoolit.
Gjatë intervenimit për t’i ndarë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Prishtinë 27.04.2024-01:25. Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.