Përleshja mes disa personave që përfundoi me të shtëna – këta janë tre personat e arrestuar nga Policia në Podujevë

 

 

Gazeta raportoi mbrëmë për të shtëna me armë në Podujevë – ato ishin dëgjuar në dy lokacione, pas një përleshje mes disa personave. Siç njoftoi Gazeta, një gjuajtje me armë zjarri kishte ndodh te Shisha Bar Zone në Podujevë dhe një tjetër te Fabrika e Metalit, po në këtë qytet.

Për rastin Policia ka arrestuar dje tre persona dhe siç merr vesh Gazeta Sinjali ata janë: Vlerson Rrahimi, Nexhat Haziri dhe Arton Haziri. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se janë konfiskuar edhe armë dhe municion.

“Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati dhe po kërkohen nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d