Përkujtohet heroi i Kosovës, Triumf Riza

 

 

Në shenjë përkujtimi dhe nderi për veprën dhe heroizmin e tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues dhe familjarët e heroit, vendosen kurora me lule pran lapidarit në vendin ku u vra zyrtari policor Triumf Riza.

“Data 30 gusht e vitit 2007, ishte një datë e kobshme për vendin dhe Policinë e Kosovës, pasi humbi një zyrtar me vlerë të lartë policore, i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij ndryshoj rrugën e sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve, duke treguar se Policia nuk zmbrapset para asnjë krimineli”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do ta kujtojnë përherë me nder dhe respekt të thellë, Heroin e Kosovës Triumf Riza dhe gjithë të rënët në detyrë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe vendit”, tha Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d