Përfundon dëshminë Rrustem Tetaj në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

 

 

Ka përfunduar dëshminë dëshmitari Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Por i njëjti në fund të seancës kërkoi që të shtoi diçka por kjo nuk iu lejua nga trupi gjykues me arsyetimin se tashmë dëshmia e tij ka përfunduar.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, pyetje shtesë për dëshmitarin pati mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq, ajo e Veselit përmes avokates Annie O’Reilly dhe mbrojtja e Krasniqit përmes avokatit Aiden Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes se Thaçit, dëshmitari tha se disa dokumente që iu prezantuan sipas pikëpamjes se tij janë shkruar më vonë duke iu vendosur data e mëhershme.

Dëshmitari u mor në pyetje edhe nga gjyqtari Fergal Gaynor për t’u sqaruar disa çështje për të cilat dëshmitari ka dhënë dëshmi gjatë këtyre dy ditëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Pasi që ZPS-ja nuk ka paraparë ndonjë dëshmitarë tjetër për këtë javë, gjykimi në këtë rast pritet të rinisë 16 shtator kështu duke u anuluar seanca e paraparë për ditën e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d