Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

 

 

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës. Gjilani po përballet me Prishtinën, teksa Feronikeli 74 me Malishevën, shkruan Prishtina Sot.

Prishtina dhe Gjilani luajtën baras me rezultat 1-1.

Të parët në avantazh kaluan kryeqytetasit me golin e Albin Krasniqit në minutën e 22’të, teksa për 1-1 realizoi Kushtrim Shabani në minutën e 35’të.

Në anën tjetër dueli mes Feronikelit 74 dhe Malishevës nuk prodhoi gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d