Një pjesë e maleve të Rugovës, saktësisht afër Liqenatit të fshatit Drelaj, është përfshirë nga flakët që nga mbrëmja e së mërkurës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vatrat e zjarreve janë të mëdha dhe po vazhdojnë ende edhe gjatë ditës së sotme.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e këtyre zjarreve dhe nëse ka persona të lënduar.